Sot kryeministrit Edi Rama pati takim me drejtuesit politikë të katër Qarqeve të veriut: Shkodrës, Lezhës, Dibrës dhe Kukësit. Mësohet se Rama ka kërkuar që të merren masa për të mos lejuar largimin nga puna të asnjë gruaje dhe vajze në bashkitë që deri më sot, janë drejtuar nga e djathta.
“Nuk do hiqet asnjë nga puna nga bashkitë ku kanë qenë të djathtët në drejtimin e tyre. Të shihen vetëm postet politike. Nuk duhet prekur asnjë grua e vajzë. Çdo vendim të merret në bazë të meritës”, citohet të jetë shprehur shefi i maxhorancës. Këto takime vijnë pak kohë pasi Rama mblodhi në selinë e PS kryesinë e partisë, ku u diskutua mbi procesin zgjedhor të 30 qershorit dhe u përcaktua 22 korriku si datë për mbajtjen e Asamblesë Kombëtare.
