Categories Lajme

Ndryshojnë rregullat e pranimit në universitete, çfarë ndodh me mesataren

Rritet nota mesatare për të aplikuar për në universitet. Aplikimet hapen pas dy javësh. Ndërkohë specialistët e arsimit këshillojnë kandidatët për studentë të përditësojnë të dhënat në portalin U Albania në të kundërt humbasin mundësinë për të aplikuar. Rritet mesatarja për në universitet. Aplikimet nisin në fund të muajit.

Nëse gjatë gjimnazit nuk keni arritur mesatare të notave të paktën 6.5 këtë vit nuk do të mund të aplikoni për në universitet. Kjo për programet 3 vjeçare Bachelor pasi për degët e mësuesisë mesataren duhet ta keni minimumi 7.5 ndërsa për mjekësinë 8.5. Maturantët që nuk kalojnë dot pragun e mesatares kanë një tjetër mundësi. Aplikimet për në universitet do të nisin më 30 korrik dhe do të zgjasin deri më 5 gusht.

Specialistet e arsimit këshillojnë kandidatët për studentë që para se të mbyllin aplikimin të bëjnë kujdes. Aktualisht rreth 22 mijë kandidatë për studentë kanë përditësuar të dhënat e tyre në sistem. Numri i kuotave të lira në universitet këtë vit pritet të jetë rreth 35 mijë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME