Categories Lajme

Moti i keq/ Në Durrës dhe Vlorë pezullohet lundrimi i peshkarexhave, aksi i Llogarasë pa probleme në qarkullim

Shqipëria përfshihet nga moti i keq. Në aksin e Llogarasë nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve, pasi rruga është e hapur nga dëbora. Ndërsa në Durrës dhe Vlorë ende peshkarexhat nuk lejohen të lundrojnë në det. Pritet që sot në orën 12:00 të niset trageti i linjës Durrës- Bari nga porti i Durrësit, pasi një ditë më parë u pezulluan lundrimet në det. Vendi prej disa ditësh është përfshirë nga moti i ftohtë. Ditën e sotme do të vijojnë reshjet e dëborës në veri, veri-lindje, jug dhe jug-lindje të vendit.

Sipas Instituti i të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme temperaturat minimale në zonat malore do të shkojnë deri në -6 gradë. Ndërkohë parashikohet se edhe gjatë ditës së sotme do të ketë erëra të forta. Era do të vijojë të fryjë me shpejtësi deri në 75 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 6 ballë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME