Categories Lajme

Moti i keq në Milano dhe Lombardi të Italisë, një 16-vjeçare vdes nga rrëzimi i një peme

Një 16-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të një stuhie të pazakontë në Milano që rrëzoi pemë, shkaktoi përmbytje si dhe dëme të konsiderueshme materiale. Në situatën që italianët e përshkruajnë si apokaliptike, një pemë e rrëzuar për shkak të stuhisë shkaktoi vdekjen e të miturës në Brescia. Një tjetër pemë e shkulur nga stuhia e fortë për pak sa nuk i mori jetën edhe një familjeje.

Në via Corrggio në Monza një familje e cila ishte duke udhëtuar me makinë u godit nga një pemë. Burri ishte në mjet me bashkëshorten dhe vajzën e tij dhe mori dëme të shumta në kokë. Fatmirësisht vajza dhe nëna shpëtuan pa u lënduar ndërsa burri u shtua në spitalin San Gerardo.

Stuhia, e shoqëruar me shkarkime të vazhdueshme rrufesh dhe rrëshqitje të papritura ere, të ngjashme me shpërthime, preku gjithashtu një pjesë të madhe të Brianza-s dhe zonën veriore të Lombardisë dhe arriti kulmin e saj rreth orës 4 të mëngjesit. Parashikimet tregojnë mundësi për reshje të reja.

Stuhia e pazakontë goditi kryeqytetin italian teksa po zbardhej, rreth orës 04:00. Për shkak të stuhisë, zjarrfikësja e Milanos ka marrë me qindra telefonata për çati dëmtuara, përmbytje si dhe mjaft pemë të rëna duke dëmtuar edhe mjetet e banorëve të zonës. Për shkak të stuhive që italianët e kanë përshkruar në rrjete sociale si ‘apokalips’, ATM-të, autobusët dhe tramvaji janë përkohësisht jashtë funksioni. Përpos se në Monza, linjat hekurudhore janë kufizuar edhe në zona të tjera.

I gjithë territori i Italisë është duke u përballur me situatë të pazakontë të motit. Në pjesën jugore të vendit, përkatësisht në disa ishuj të Siçilisë janë hapur disa vatra zjarri të cilat janë favorizuar nga era. Për shkak të kushteve atmosferike është mbyllur përkohësisht aeroporti ndërkombëtar i Palermos. Ndërkohë veriu i Italisë është duke u përballur me reshje shiu e stuhi të pazakonta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME