Në bazë të kushteve hidrometeorologjike pezullohet lundrimi për mjetet lundruese dhe anijet e peshkimit duke filluar nga ora 15:00 e kësaj të marte deri në orën 20:00 të së enjtes. Dita me e përkeqësuar në baze të kushteve hidrometerologjike pritet të jetë dita e nesërme pra e mërkura ku deti shkon deri në 8 ballë. Gjatë të mërkurës do të kemi dhe pezullim të trageteve të linjës Vlorë Brindisi.Kushtet e motit priten të përmirësohen pas orës 20 të së enjtes ku do të bëhet e mundur dhe normalizimi i situatës dhe do të lejohen mjetet e peshkimit dhe njetet lundruese të vijojnë punën në normalitet:
NJOFTIMI I PLOT I ĶAPITENERISE SE VLORES: Përshëndetje, në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për datat 04-05-06.02.2020 nga ora 15:00 deri në orën 22:00 në portin dhe gjiun e Vlorës, deti dhe era do të jetë JUG PERENDIM 5-6bft dhe në det të hapur do të jetë deti dhe era, do të jenë JUG-JUGPERENDIM 7-8bft. Në datën 05.02.2020 në orët e para të mëngjesit do ketë një ndryshim ku deti dhe era do të jenë në drejtimin VERI-PERENDIM forca 7-8bft. e cila do të vazhdojë me këtë drejtim dhe këtë forc deri në datën 06.02.2020 në orët e para të ditës.Përmisimi i kushteve hidrometeorologjike priten të jenë në orën 20:00 të datës 06.02.2020. Në datën 04.02.2020 ora 15:00 deri në datën 06.02.2020 në orën 20:00 do të bëhet pezullimi i mjeteve të vogla lundruese dhe të peshkimit.Për mjetet e lundrimit ndërkombëtar do të ketë pezullim vetëm në datën 05.02.2020.

