Categories Lajme

Moti i keq, prefekti i qarkut Vlorë: Për 12 orët e ardhshme s’kemi pse shqetësohemi

Lumi Vjosa dhe Shkumbini kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa zona. Ministria e Mbrojtjes shprehet se është në gatishmëri ndërsa i bën thirrje banorëve të zonave ku ka probleme që të bëjnë kujdes. Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, tha se situata deri në këto momente është e qetë dhe sipas parashikimeve të paktën edhe për 12 orët e ardhshme nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

”Ka patur intensitet të lartë reshjes, por situata është e qetë deri tani. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për të paktën 12 orët e ardhshme. Na favorizon mungesa e reshjeve gjatë këtyre 12 orëve por edhe niveli i Vjosës në Përmet është në rënie. është në 3.5 metra në këto momente.

Vetëm në Mifol, situata prej tre orësh është në të njëjtin nivel, 6,36 cm. Edhe nga kjo prognozë jemi të bindur se s’do kemi situatë të shqetësuar. Na ndihmon diga mbrojtëse që na garanton të mos kemi situatë përmbytje.

Pika kritike që mund të kemi rrezikshmëri gjatë periudhave të mëparshme ka qenë 7.3 por me investimin që kemi tani do shohim si do sillen prurjet. Shpresojmë mos të kemi asnjë lloj shqetësimi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME