Rreshje dëbore me intesitet në Llogara. Rruga është e kalueshme por bëhet apel që për shkak të rreshjeve automjetet të jenë të pajisur me zinxhir. Po vijohet të punohet me qëllim që rruga në Llogara të mbetet e kalueshme dhe pa probleme.
Ndërkohë referuar kushteve të motit, në tre shkolla në Qarkun e Vlorës nuk ka nisur mësimi. Në shkollën e fshatit Kuç nuk ka nis mësimi për shkak të motit të ftohtë si edhe tërmetit të pak ditëve më parë. Ndërkohë për shkak të motit me ngrica mësimi nuk ka nisur edhe në shkollat e fshatit Amonicë dhe Horr Vranisht.
Situata është duke u monituaruar në vijim për të gjitha problematikat që mund të krijohen.