Categories Lajme

Moti merr kthesën e papritur: Ja si parashikohen temperaturat ditën e sotme

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë sot  në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë me vranësira të dendura duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurta shiu, më të dukshme në zonat veriore dhe veriperëndimore. Herë pas here do te ketë interval me kthjellime.

Parashikohet që kjo situatë meteorologjike të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku vranësirat do të jenë prezent duke rrezikuar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit. Oret e vona të mbrëmjes sjellin përmirësim gradual të motit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C. Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 3 ballë.

Vendi do të mbetet  nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të diktojnë kushtet e moti për gjatë gjithë 24_orëshit në vend. Pritet që vranësirat dhe shirat të jenë prezentë deri në orët e vona të natës kur pritet përmirësim i kushteve të motit.

Republika e MV parashikohet të jetë në dominimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta por herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe shiu dhe erë të fortë, priten përmirësim i motit vetëm në orët e mbremjes dhe natës.

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë me mot të qëndrueshëm ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante. Po-ashtu nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta paraqiten brigjet e detit Egje dhe brigjet e Detit të Zi. Ndërsa pjesërisht gadishulli i Ballkanit si edhe gadishulli Skandinav karakterizohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu, herë pas herë priten edhe stuhi të forta ere.  MeteoAlb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME