Categories Lajme

Moti, sot pritet të ketë reshje shiu, të cilat do të kulmojnë nesër me rrebeshe të forta në disa zona të vendit.

Hakil Osmani, specialist në Meteoalb tha në një intervistë se dita e sotme ka nisur me temperatura më të ulëta se ditët e kaluara, ndërsa nga sot pritet të ketë reshje shiu, të cilat do të kulmojnë nesër me rrebeshe të forta në disa zona të vendit.

“Dita e sotme ka sjellë një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit, ku në qytetet e zonave malore të kemi një temperaturë rreth 14 gradë celsius.

Ndërsa rreth mesditës do të kemi një rënie më të ndjeshme të temperaturave të ajrit në zonat veriore me rreth 3 gradë. Ppo ashtu në zonat e mesme dhe jugore do të kemi një rënie me 1 apo 1.5 gradë celsius, duke bërë që maksimumet në zona të jenë rreth 37 apo 38 gradë celsius.

Një rënie më e ndjeshme e temperaturave do të jetë ditën e nesërme, duke bërë që minimumet të pësojnë rënie me 3-4 gradë, ku temperaturat të jenë me 10 – 11 gradë celsius në zonat malore; ndërsa në Ultësirën Perëndimore do të luhaten nga 14 – 26 gradë celsius. Por rreth orëve të mesditës do të rënia më e ndjeshme e temperaturave me të paktën 5 gradë celsius në të gjithë territorin e vendit, ku temperaturat maksimale të regjistrohen në 32-33 gradë celsius në zonët përreth Fierit, ndërsa në vendet e tjera do të jetë rreth 27-31 gradë celsius, ndërsa në zonat malore në 24-25 gradë celsius.

Por jo vetëm dita e mërkurë, por edhe dita e enjte do të jetë me temperatura të freskëta. Duke filluar nga e premtja më pas do të kemi një rritje të temperaturave që do të shoqërohen gjatë gjithë fundjavës, ku pritet të shkojnë në vlerat 36037 gradë celsius.

Kjo rënie e temperaturave të ajrit do të shoqërohet me vranësira të shpeshta që janë parë gjatë orëve të para të mëngjesit, dhe duke qenë se do të kemi prezencën e lagështirës në ajër, sot dhe të mërkurën do të kemi dhe reshje shiu, ku dita e sotme do të ketë reshje më të pakta, ndërsa të mërkurën do të jenë më të shpeshta duke qenë se prania e lagështirës do të jetë më e madhe”, u shpreh ndër të tjera sinoptikani Hakil Osmani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME