Categories Lajme

Moti,Diell dhe rritje temperaturash

Mbi vendin tonë ditën  e sotme do të mbizotërojë një mot i kthjellët. Mesdita dhe pasditja parashikohet që të sjellin kalime vranësirash në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Gjithashtu edhe nata do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike, sipas meteoalb.

Temperaturat e ajrit, vlerat minimale do të luhaten nga 2°C në zonat malore deri në 20°C maksimumi në rang territori. Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Moti –  E diel, 11 Prill 2021 Shqipëria Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke ndikuar mot të kthjellët në Shqipëri. Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash në zonat përgjatë kufirit lindor. Edhe nata do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dyja vlerat ditore ku vlerat minimale luhaten nga 2°C në zonat malore deri në 20°C maksimumi në rang territori. Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi  40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Rajoni dhe Europa Vranësira të dendura  të cilat sjellin herë pas here reshje shiu e dëbore do të dominojnë  Europën Qendrore dhe Gadishullin Skandinav. Gjithashtu me reshje shiu dhe intervale me erë të fortë mbetet Gadishulli Iberik. Ndersa kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë Europën Lindore dhe Jugore.

Kosova Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës, situatë e cila vijon deri orët e vona të pasdites kur në zonat veriore do ketë kalime vranësirash por pa rrezikuar reshje.

Maqedonia e Veriut Deri në mesditë e gjithë  MV mbetet me mot të qëndrueshëm ku kthjellimet do jenë dominante. Pasditja sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër territor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.2 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

19 vjeçari përdorues i lëndëve narkotike bëhet shkak i konfliktit, që nëna tenton ti jap fund jetës

Një 19 vjeçar me inicialet H.B. është arrestuar nga Komisariati nr.6 në kryeqytet pasi është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME