Edhe pse e ka arkivuar çështjen e titullit kampion bote, Mark Markez nuk ndalet në botërorin e MotoGP të këtij viti. Piloti spanjoll që po shkruan faqe të tëra në historinë e këtij sporti, fitoi garën e Australisë, duke regjistruar suksesin e 11 sezonal.
Menjëherë pas tij u renditën Kal Kraclou dhe australiani Xhek Miller me këtë të fundit që regjistroi podiumin e tij të parë në klasin mbretëror të Botërorit të Motociklizmit.
Në Filip Ajlënd, Markez që shënoi edhe fitoren e pestë radhazi në kampionat, përfitoi edhe nga rrëzimi i bashkëkombasit të tij Maverik Vinjales në xhiron e fundit për të marrë këtë fitore. Dy pilotët italianë, Andrea Doviciozo dhe Valentino Rosi nuk shkuan më shumë se vendi i shtatë dhe i tetë, ndërkohë që para tyre u pozicionuan Bangnaia, Joan Mir dhe Andrea Iannone.