Categories Lajme

Dosja e 137 kg kok a.inë në portin e Durrësit, letërporositë mbajnë peng hetimin

Letërporositë e dërguar rreth një muaj më parë në Greqi e në Ekuador për të siguruar më shumë detaje rreth porositësve të 137 kg kokainë të sekuestruara në Portin e Durrësit, po mbajnë peng hetimet për këtë dosje që po hetohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pas bllokimit të kësaj sasie droge, organi i akuzës iu drejtua autoriteteve të huaja me një letërporosi ku kërkon informacion, jo vetëm për tre personat e identifikuar deri më tani, dy prej të cilëve u prangosën, por edhe për pritësit e kokainës. Burime pranë grupit hetimor sqaruan se janë në pritje të këtyre përgjigjeve, të cilat mund të hedhin dritë mbi porositësit e lëndës narkotike. Në letërporositë e dërguara, mësohet se është kërkuar informacion më i detajuar nëse biznesmeni në kërkim, Gentian Malindi ka qenë ose jo i proceduar apo i hetuar nga hetuesit e huaj, si dhe të dhënë mbi personat e tjerë që prokuroria dyshon se kanë bashkëpunuar me të në vendin tonë. Të njëjtat burime saktësuan se të dhëna shtesë janë kërkuar edhe disa persona nga qyteti i Elbasanit, Fierit e Vlorës, për të cilët  Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit ka dyshime se janë në implikuar në trafikimin e 137 kg kokainë të nisur nga Ekuadori dhe nëpërmjet Portit të Pireut mundën të hyjnë në vendin tonë e fshehur në kontenierin me banane.

Aktualisht për këtë ngarkesë qëndrojnë në qeli dy persona, Ardian Bega, oficeri i sigurisë në Portin e Durrësit, si dhe punëtorin në anijen e Gentian Malindit, Altin Mislihaka. Ndërsa masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë është dhënë edhe për biznesmenin durrsak Gentian Malindi.

Sipas policisë, dy personat e arrestuar sapo kanë marrë pakot me kokainë nga kontenieri, u larguar me një makinë së bashku me Gentian Malindin drejt Shkëmbit të Kavajës, por sapo kanë zbuluar se në pakot ku mendonin se kishte kokainë ishte futur oriz dhe nga një GPS për të zbuluar destinacion përfundimtar, ata e kanë hedhur çantën në mes të rrugës, duke u larguar prej andej./shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME