Categories Lajme

Motoristët me Vespa ‘pushtojnë’ Vlorën, Leli: Mundësi e mirë promovimi (Video)

Vete kryebashkiaku Dritan Leli i ka pritur pjesëmarrësit në këtë event në bashkinë e Vlorës  ndërsa ka zhvilluar edhe një  takim me ta teksa u ka prezantuar edhe qytetin e Vlorës. Të apasionuarit pas motorëve Vespa kanë sjellë në qytetin e Vlorës një event mjaftë të bukur që ka tërhequr vëmendjen e shumë banorëve e turistëve. Eventi i quajtur  “First Vespa Day Vlora” solli në qytetin bregdetar  ‘Vespistat’ e shoqatave VESPA të qyteteve Tiranë, Durrës, Prishtinë si dhe përfaqësues të shoqatave VESPA nga Anglia, Franca,dhe  Itali.

Eventi është organizuar  nga ‘Vespa Club Vlora’ me mbështetjen e Bashkisë Vlorë dhe Kryetarit të saj, Dritan Leli. Vete kryebashkiaku i ka pritur pjesëmarrësit në këtë event në bashkinë e Vlorës  ndërsa ka zhvilluar edhe një  takim me ta teksa u ka prezantuar edhe qytetin e Vlorës.

“Sot jam ftuar nga Vespa Clup Vlora.  Vespa Clup Shqipëria dhe nga të gjithë miqtë që kanë ardhur nga gjithë andej. Për të promovuar turizmin dhe për të promovuar Vespën. Një nga mjetet më fantastike që industria e motorave ka prodhuar dhe ka bërë bashkë të gjithë këto njerëz. Të gjithë së bashku do të shkojnë në vendet që karakterizojnë turizmin Vlonjat dhe që janë perlat  e këtij qyteti.” ka thënë ndër të tjera Leli.

Pas vizitës në bashki pjesëmarrësit në aktivitetin u ndalën në shesh për të vazhduar më pas me aktivitetin e tyre.
Pikat që ndoqën motoristët janë: Zvërnec, Lungomare, Jonufër, Radhimë, Orikum, Amantia. Ndërsa destinacioni i fundit i tyre ishte Kanina. Qëllimi i këtij turi ishte po ashtu një promovim i bukur i qytetit bregdetar të Vlorës.

Vespa është një markë italiane e skuterëve të prodhuara nga Piaggio. Emri do të thotë grenzë në italisht. Vespa ka evoluar nga një model i vetëm skuteri i prodhuar në vitin 1946 nga Piaggio & Co. S.p.A. nga Pontedera, Itali – në një linjë të plotë të skuterave dhe një nga shtatë kompanitë e sotme në pronësi të Piaggio-së. Nga fillimin e tyre, skuterët Vespa kanë qenë të njohur për të trupin e tyre të pikturuar prej çeliku dhe i cili kombinonte hapësirën për motor, dyshemenë, dhe pjesën e shquar të përparme në një njësi strukturore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME