Categories Lajme

Motra e vëllezërve Bilali: Tek shtëpia ku ka ndodhur vrasja, s’ka patur kamera

Vetëm pak ditë më parë, një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën, ku u ekzekutuan me armë dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Menjëherë pasi i vranë, autorët u larguan dhe vetëm pak metra më tutje dogjën makinën e tyre.

Edhe pse kanë kaluar kaq shumë kohë, policia e Shkodrës ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve.

Më herët u tha se në shtëpinë ku ka ndodhur vrasja, ka patur kamera sigurie.

Mirëpo, motra e dy vëllezërve, në një prononcim për JOQ Albania thotë se në shtëpinë ku ka ndodhur vrasja, të Ibrahimit nuk ka pasur kamera sigurie, por vetëm në shtëpinë e Astritit dhe ata kanë qenë të ndezur.

Sipas saj, serverat janë sekuestruar nga policia, e cila ende nuk ka bërë një dëshifrim të pamjeve.

Motra e vëllezërve Bilali shkruan për JOQ Albania:

Tek shtëpia ku ka ndodhur vrasja nuk ka patur fare kamera sigurie. Kamerat kanë qenë tek shtëpia e Astritit dhe kanë qenë të ndezura, madje edhe kanë regjistruar. Po serverat i ka marrë policia”
Ajo përfundon duke thënë se nuk di kush janë vrasësit./JOQ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME