Categories Showbiz

Mozzik flet për divorcin, sqaron një herë e mirë nëse ‘Dhelpër dinake’ është dedikim për Loredanën

Loredana dhe Mozzik e kanë pranuar publikisht ndarjen e tyre madje flasin hapur në intervista rreth kësaj çështjeje. Së fundmi, i ftuar në “Prive”, Mozzik konfirmoi se kanë nisur procedurat e divorcit, por po vonojnë për shkak të ligjeve në Zvicër. “Jemi duke u marrë me procedurat e divorcit. Në Zvicër mund të zgjasin pak prej ligjeve e gjërave të tjera. Rrugës jemi. Rëndësi ka të jemi mirë me shëndet”, -u shpreh reperi.

Ai tregoi gjithashtu se ka një raport shumë të mirë me Loredanën, për hir të vajzës së tyre, Hanës. “Ajo është nëna e vajzës sime, pa marrë parasysh batica-zbatica. Nuk ka shans mos ta kemi një kontakt ditor, sepse unë flas me vajzën time ditë për ditë. Madje, po më shkruan tani”, -ka treguar ai duke qeshur.

Një vëmendje e madhe mori kënga e Mozzik “Dhelpër dinake” që u publikua pak kohë pasi ndarja e çiftit ishte bërë publike. Aludimet se kjo këngë ishte një dedikim për Loredanën “pushtuan” të gjitha mediat online. Më në fund, Mozzik i ka sqaruar të gjithë duke i mohuar kategorikisht këto lajme. “Dhelpër dinake” Nuk është dedikim për të, sepse unë nuk mund t’i bëj një këngë të tillë nënës së vajzës sime. Nuk mund të quaj nënën e vajzës sime dhelpër dinake”, -ka sqaruar ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME