Categories Showbiz

Mozzik nxjerr bllof Loredanën për arsyet e ndarjes: Një nëne nuk i shkon të gënjejë

Një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga Mozzik, pas deklaratës së Loredanës në emisionin “NIN”, e cila shprehet se ende nuk e di tamam arsyen e ndarjes me reperin sepse nuk ka ndodhur asnjë gjë e madhe për t’u ndarë.

Mozzik është se nuk pëlqen të bëjë publike jetën e tij private dhe të flasë për të, por nuk mund të rinte pa reaguar ndaj gënjeshtrave që Loredana kishte thënë për ndarjen e tyre.

Reperi thotë se ajo i di shumë mirë arsyet e ndarjes dhe se është shumë ligësi nga ana e saj që tregon gënjeshtra.

“Kanë ndodhur gjëra që nuk duhet të ndodhnin. Nuk është për të bërë hajgare, nuk bëjmë makreting për shkak të çikës, as unë as Mozzik s’kemi nevojë që të bëjmë ndarje për tu përfolur.

Pse ka ndodh s’mund të të tregoj saktë, por nuk e di. Është shumë e vështirë të tregoj përse, sepse nuk ka ndodhur aq shumë, nuk kemi pasur arsye me u nda, por kemi qenë të dy shumë të stresuar. Shumica mendojnë se është nice të bësh të njëjtën punë, të punosh non stop bashkë, e të kacafytesh, por 80 për qind e kemi kaluar mirë bashkë.

Kam për ta respektuar më së shumti dhe çika ime i ngjan Mozzik, cikën e dua më shumë se çdo tjetër në botë, e kam prej tij.

 “Nuk ka ndodhur diçka që ne mos të flasim me njëri-tjetrin. Ai më respekton, unë e respektoj, kjo ka rëndësi. Nuk e kam mendimin se cfarë do bëjmë për tu rikthyer, çikën e kam para meje. Më pas ndoshta qetësohemi”, është shprehur Loredana.

Ndërsa Mozzik përmes disa postimeve në “Instastory” ai shprehet se Loredana e përdor vajzën e tyre për t’u viktimizuar dhe se arsyeja e ndarjes kanë qenë gabimet që ajo ka bërë.

Unë jam 24 vjeç, djalë i një familjeje që më ka mësuar se ka vlerë familja, se ka vlerë respekti e dashuria. Kurrë s’më keni parë të reagoj për jetën time private dhe kurrë s’keni për të më parë. Por njerëzit më nisën disa pjesë nga intervista që e pashë dhe e dëgjova.
Ti je nënë dhe një nëne nuk i ka hije të gënjejë, sepse është ligësi. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u viktimizuar, për t’u bërë viktimë, kinse e dashur. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e do, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë”,
 shkruan reperi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME