Një mrekulli ka ndodhur në një shkollë të SHBA’vë, përderisa një nxënës mbante një armë në dorë, profesori i Edukatës Fizike del nga klasa dhe e përqafon nxënësin, dhe ia merr armën nga dora, shihej qartë që i riu kishte krizë emocionale. Në një video e shfaqur shihet se si mësuesi përqafohet me nxënësin që mbante armën në duar, dukej qartë që i riu kishte krizë emocionale. Një tjetër anëtar stafi i shkollës vjen dhe merr armën nga dora e mësuesit.

Në pjesën tjetër të videos shihen nxënësit se si dalin të tmerruar nga klasat, si dhe 19-vjeçari që fut armën fshehurazi në shkollë. Policia zbuloi se 19-vjeçari vuante nga një krizë emocionale. Ai doli në gjyq dhe pranoi fajin për armëmbajtje pa leje në publik. Gjykata e dënoi me tre vite shërbim prove.
Në historinë e një vendi si SHBA’të, ku mosha e brishtë e adoleshentëve nuk e ka të vështirë të gjejë armë të fuqishme, vrasjet në masë nëpër shkolla nuk janë diçka e rrallë, fatkeqësisht.
