Categories Lajme

Mrekullia ekziston/ Foshnja u shpall i vd.ekur, Teksa prindërit po e qanin….

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur, ku një foshnje u shpall pa shenja jete 3 herë, dhe më pas u gjet duke marrë frymë nga prindërit brenda në arkivol, duke bërë që për ngjarjen të nisin hetimet.

I porsalinduri u dyshua se humbi jetën gjatë lindjes, në javën e 27 të shtatzënisë, më 8 Shkurt. Por prindërit e tij u tr.onditën, kur zbuluan se po merrte frymë, disa orë më vonë. Kreu i spitalit tha se ishte një “mrekulli”, pasi sipas tij, tre kontrolle të bëra ndaj fëmijës, konfirmuan se ai ishte vdekur.

E gjithë ngjarja e pazakontë, sipas asaj që shkuan e përditshmja “Mirror”, ndodhi në Santa Cruz, në lindje të Bolivisë.

Autoritetet atje mësohet se kanë nisur një hetim për ngjarjen, pas dyshimeve të neglizhencës mjekësore ndaj të porsalindurit. Megjithatë drejtori i spitalit insiston se kemi të bëjmë me një “mrekulli”.

“Bebja lindi pa shenja jete, kështu që ishte një vd.ekje e fetusit. Doktorët kontrolluan sërish dhe situata ishte e njëjtë. Një orë më vonë, ata e kontrolluan edhe një herë tjetër dhe diagnoza ishte po e njëjta. 2 orë më vonë, bebja u kontrollua sërish dhe u konfirmua sërish i vdekur. E vetmja gjë që mund t’ju them të gjithëve është se ishte një mrekulli”, tha kreu i spitalit Federico Urquizo.

Sipas mediave lokale, një komitet i spitalit konkludoi se bebja kishte vdekur, por u rikthye në jetë 2 orë më vonë. I vogli, i quajtur Dhilan Daren ndodhet aktualisht në spital, në kujdes intensiv.

Babai i tij, Richard Jurado u tregoi gazetarëve certifikatën e firmosur të vdekjes dhe tashmë ka bërë kërkesë për certifikatë lindjeje. Ai u takua me prokurorin e çështjes, Lorgio Viveros, i cili do të marrë në pyetje stafin mjekësor gjatë ditëve në vijim. Hetimet për ngjarjen vijojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME