Categories Showbiz

“M’u bë havale kjo puna e burrit”, Mira Kazhani thotë se e ka ndarë mendjen se…

Gazetarja e njohur Mira Kazhani dhe motra e saj më e vogël Besa, ishin sot të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth marrëdhënies së tyre shumë të veçantë, si një dyshe jo tipike motrash. Vajzat hapën arkivën e kujtimeve të fëmijërisë, ku Besa gjeti rastin të ankohej se Mira ia vishte gjithnjë rrobat e reja e Mira nga ana tjetër, vuri në dukje se sa dembele është Besa kur vjen fjala te punët e shtëpisë.

Mirëpo biseda u bë edhe më e këndshme kur Bieta e ngacmoi Mirën për të rejat nga “çështjet e zemrës”, e kjo e fundit pa të keq u shpreh se i është bërë havale puna e burrit. “Nuk ka kërkesa”, tha me humor gazetarja. E pyetur nga Bieta nëse e ka penguar të njihet me dikë angazhimi intensiv në punë, Mira nuk e konsideroi këtë si shkak kryesor.

”Unë them që duhet të bëjë disa kombinime universi…mbase edhe vet e kam pak fajin, një lloj pasioni e kam patur për gazetarinë. Sa më shumë distancohesh, zvogëlohen mundësitë që të njohësh njerëz të rinj. Ti e di Bieta që të gjithë ne që jetojmë në botën e medias, vetvetiu krijojmë një lloj mikrobote, rrimë shumë në rrethin tonë dhe nuk është se ke shumë mundësi kontaktesh. Megjithatë është pak përgjithësisht problem gazetarësh ky”, sqaroi Mira, duke theksuar se ndihet mjaft rehat nën statusin e beqares. /TCH/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME