Categories Lajme

‘Mua më do populli’/ E pabesueshme: Arta Marku dorëzoi një sondazh në KLP

Duket se sot është dita e çudirave në botën juridike shqiptare. Pasi Arta Vorpsi u betua përpara një notereje për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, mësohet një tjetër histori befasuese.

Pak ditë para se Këshilli i Lartë i Prokurorisë të përpilonte listën përfundimtare të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, Arta Marku ka dorëzuar një dokument të pazakontë. Zonja Marku ka realizuar në mënyrë individuale, me anë të telefonatave, një sondazh sipas të cilit mbi 3000 njerëz do të preferonin që ajo të zgjidhej Prokurore e Përgjithshme.Sondazhi, një kopje të të cilit A2 disponon, është hartuar kur në garë ishte ende avokati Lulzim Alushaj.

Nga 5896 votues, 3157 vetë kanë shprehur preferencën që Marku të jetë Prokuror e Përgjithshme, ndërsa 1258 kanë zgjedhur Lulzim Alushajn. Zoti Olsian Çelaj, i cili u rendit i pari në listën e KLP, ka marrë vetëm 917 vota, ndërsa Fatjona Memçaj 564.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME