Categories Lajme

‘Mund të fitojnë njerëz me…’/ Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri kundër listave të hapura

Pas gjashtë ditësh bisedime intensive palët e Këshillit Politik patën më 5 qershor në tryezë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore me firmën e katër anëtarëve nga mazhoranca, opozita parlamentare dhe ajo jashtë parlamentare

Për të folur më tepër rreth kësaj marrëveshjeje dhe mënyrës sesi u arrit, i pranishëm në studion e “Provokacija” përballë Mustafa Nanos ishte përfaqësuesi i PS, Damian Gjinkuri.

Gjatë bisedës në studio u fol për kompetencat që kanë pasur përfaqësuesit në Këshill, zgjedhjet e ardhshme, listat e hapura si dhe për pikat për të cilat nuk u arrit një dakordësi. I pyetur sesa kompetenca kanë negociatorët për të vendosur, duke marrë parasysh edhe personat e tjerë që kanë sipër tyre, Gjiknuri u shpreh se kjo është deri diku edhe çështje edhe intuite.

Gjjiknuri: “Rekomandimet e OSBE/ODIHR-it kanë qenë parimore. Natyrshëm që për gjëra delikate politike njeriu duhet të përdorë intuitën, ta kuptosh bosin. Por, duhet të kuptosh deri ku do shkosh për të bërë kompromis, për të adresuar edhe kërkesat ai që është mbi teje.”

Ndërsa, sa i përket rëndësisë së marrëveshjes së arritur, Gjiknuri deklaroi se kjo “është një paqe e arritur për betejën politike që do të vijë.”

Damian Gjiknuri: “Marrëveshja është e rëndësishme sepse epiqendra e luftës politike këto vite ka qenë problemi me zgjedhjet. Arritja e një marrëveshjeje, paqëton një proces shumë të rëndësishëm si ky. Kjo është një paqe e nevojshme për betejën politike që do të vijë.”

Ndërsa, Gjiknuri ka mbështetur edhe deklaratave që bëri kryeministri Rama më herët rreth ndërhyrjes së ambasadorëve. Rama u shpreh i zhgënjyer për marrëveshjen në “tokën amerikane” ndërsa shtoi edhe se “jemi të paaftë të komunikojmë shqip.”

“Është e turpshme. U futëm në një ngërç, priteshin vendim të rëndësishme. Interesi qe i madh, për t’u gjetur një komproimis. Për shkak të ngërçit ku u futëm një proces që askush se ka pëlqyer, por në një farë mënyrë u gjet zgjidhje. Nuk ishte gjë e mirë që klasa përfaqësuese të mbylleshin në një territor të huaj…,” u shpreh më tej Gjiknuri.

Ndërsa, sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor apo edhe listave të hapura, Gjiknuri u shpreh se, sado e pazakontë që të duket, listat e hapura kanë disa anë negative.

Gjiknuri sqaron: “Ne kemi thënë që do shprehemi të fundit. Nuk i takon mazhorancës që të imponojë sistemin. Listat e hapura kanë dy veti negative: Elitat do t’i godasin. E pamë katalogun te PD. E dyta, mund të ndodhë që personazhe me para edhe muskuj të jenë fitues. Kujtoni këshilltar bashkiakë kur kishin marrëveshje….”

Ndërsa, sa i përket proceseve zgjedhore në tërësi, Damian Gjiknuri deklaroi se nuk mund të kemi asnjë herë procese 100 për qind të sakta. Shkelje do të ketë gjithnjë, sipas tij, jo vetëm në Shqipëri por kudo, por ajo që mbetet e rëndësishme është sa ndikojnë ato në rezultatin përfundimtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME