Categories Lajme

“Mund të vijë dita që të mos ketë më naftë”/ Paralajmëron Rama: Qeveria po bën gati planin, dita pa makina dhe puna nga shtëpia një opsion

Kryeministri Edi Rama ka thënë se qeveria po përpilon një plan për kursimin e energjisë dhe hidrokarbureve.

Në këtë plan që pritet të shpaloset në ditët në vijim, parashikohet që të ketë ditë të veçanta pa makina, si dhe në sektorë të ndryshëm në tre ditë të javës të punohet nga shtëpia.

“Ndërkohë që diskutojmë çmimet këtu rreziku është mungesa. Pavarësisht se do ta blesh nuk e gjen. Agjencia e Energjisë sot ka paralajmëruar mundësinë e shokut më të madh të furnizimit me naftë ndër dekada.

Ajo që unë kam kuptuar më shumë duke marrë informacionet e nevojshme. Ajo së cilës me gjasë i referohem me dekada është kriza e 74-ës, kur ne ishim në bunker, por kur bota ka kaluar një moment kritik të furnizimit me naftë.

Agjencia ka nxjerrë një plan me 10 pika ku janë 2 gjëra që ne kemi diskutuar mes nesh, por që natyrisht i kemi mbajtur që të mos na hidhen në fyt. Është problem i madh kur njeriu nuk do të pranojë faktetet. Ai që nuk pranon faktet është problem.

E ndeshim në jetën e përditshme. Kur qeveria flet për krizë është problem i madh. Agjencia flet për një gjë që ne do e bëjmë dhe faktikisht do të bëjmë një mbledhje, që ta bëjmë ditën e hënë pa makina, nëse vendosim kështu.

Por do të vijë gradualisht, e diela pa makina, për të kursyer. Ose të flasim për 3 ditë mos vajtje në punë si me COVID-in, për shkak kursimi. Kjo është situa. Arsyeja se përse bëmë atë vizitë në Dubai ishte për të parë mundësitë e grantimit të furnizimeve.

E dëgjuat drejtpërdrejt nga Princi i Kurorës, që gjërat që lidhen me furnizimin me naftë nuk janë mirë. Rritja e çmimeve është vetëm pjesa e parë e filmit të mundshëm.

Në një moment të caktuar, mund të ndodhë që të mos ketë mjaftueshëm naftë. Sidoqoftë në rastin konkret këtë fond e kemi vendosur dhe avokati i popullit me 4 rrota e ka përshëndetur i pari këtë. Do ta vendosim në dispozicionin tuaj. Sektori juaj do të ishte në kushtet e një kolapsi total.

Ne na intereson që të gjithë njerëzit që përdorin autobusin të mos kenë probleme. Duhet të ulemi të bisedojmë një zgjidhje afatmesme”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

RENEA ‘zbarkon’ në Mirditë, nis kërkimet për Elson Reçin, personin e akuzuar nga SPAK për vrasjen e Preng Gjinit. Në banesë gjendet vetëm vëllai i tij

Aksioni erdhi pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur Elson Reçi, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sazani”/ Municionet e pashpërthyera vënë në rrezik resortin e Jared Kushner në Shqipëri

Në anën perëndimore të ishullit të Sazanit, aty ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë e thepisur,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME