Categories Lajme

“Mundi i 30 viteve”, familja në Thumanë nuk e gëzoi dot banesën e re: Të vijnë ta rrafshojnë se po na rrezikon

Ndonëse e kishte planifikuar të fuste kokën për festat e fundvitit në shtëpinë e re, një gëzim i tillë nuk i ka buzëqeshur Asllan Gjikolës në Thumanë. Banesa e tyre trekatëshe është shembur, madje ajo është mënjanuar nga forca e tërmetit.

“Është mundi i gati 30 viteve”, thotë Asllani për “FaxNews”, i cili ka punuar në emigrim gjithë kohën me gruan dhe fëmijët për të ndërtuar shtëpinë e re.

Nëna e tij 82-vjeçare përlotet nga kjo që i ka ndodhur dhe nuk shpreson tek ndonjë mrekulli që shtëpia e saj do të ndërtohet si më parë.

Ndërsa me stërmundim ndërtuan këtë shtëpi, tashmë halli i madh i tyre është të shembet nga specialistët, pasi kjo rrezikon dhe banorët.

Kërkesat për rrafshimin e banesës së dëmtuar nuk po realizohen, ndaj dhe ky mbetet problem për familjen e Asllan Gjikollës në Thumanë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME