Categories Lajme

Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë

Dhjetëra persona që trajtohen me metadon kanë mbetur pa medikament prej 10 ditësh. Për shkak të mungesës së medikamentit, dhjetëra përdorues të drogave janë rikthyer te heroina, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre, si dhe të komunitetit përreth.

Përdoruesit thonë se metadoni, një medikament që ndihmon në luftën kundër varësisë nga substancat narkotike, mungon prej më shumë se 10 ditësh. Në mungesë të tij, ata po përpiqen të gjejnë mënyra alternative për të përballuar varësinë , që shpesh përkthehet në rikthim te heroina. Tenderi prej 336 milionë lekësh nuk zgjidhi krizën , kompania mohon vonesat, por qendrat shëndetësore janë bosh

“Shita lavatriçen për një dozë” Një nga të prekurit tregon për “Fiks Fare” se ka 10 vite që merr metadon. “Kur ai mungon, dhimbjet janë të padurueshme. Nuk kam rrugë tjetër përveç heroinës,” rrëfen ai. “Shita lavatriçen për 15 mijë lekë të vjetra. Nusja dhe djali më lutën të mos e bëja, por nuk duroja më. Më vjen të vras veten kur e mendoj.” shprehet ai. Të tjerë përdorues tregojnë se janë detyruar të vjedhin dhe të shesin gjithçka që kanë për të siguruar një dozë heroine. “Çdo 30 minuta ka ndonjë vjedhje. Sajojmë çdo ditë çfarë të marrim e të shesim,” thotë një tjetër i ri nga Berati. Heroina, sipas tyre, gjendet shumë lehtë në tregun ilegal dhe kushton nga 25 mijë deri në 30 mijë lekë të vjetra për gram.

Punonjëset e qendrës në Berat “Metadoni ka mbetur në doganë”

Përdoruesit e metadonit marrin dozat njëherë në javë në poliklinikën e qytetit. Por, prej më shumë se 10 ditësh, atyre u thuhet se furnizimi ka ndërprerje. Një infermiere në qendër shpjegon se “medikamenti ka mbetur në doganë” dhe se problemi nuk prek vetëm Beratin, por të gjithë Shqipërinë. “Nuk kemi çfarë të bëjmë,” shprehet ajo. Punonjës të tjerë të qendrës konfirmojnë për mediat se janë 76 persona në Berat që janë regjistruar për të marrë metadon. Ata thonë se nuk kanë marrë ndonjë shpjegim të detajuar, përveç faktit që medikamenti nuk ka dalë nga dogana.

336 milionë lekë për furnizim 2-vjeçar

Problemi i mungesës së metadonit vjen pavarësisht një tenderi të zhvilluar në qershor të vitit 2024 nga Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH). Tenderi me vlerë 336 milionë lekë kishte si qëllim furnizimin e qendrave me metadon për një periudhë 24-mujore.

Në këtë procedurë mori pjesë vetëm një operator – kompania INCOMED sh.p.k. – e cila e fitoi tenderin si e vetmja ofertues. Sipas dokumenteve zyrtare, kontrata përfshin shpërndarjen në të gjithë vendin.

Gazetarët kontaktuan me kompaninë INCOMED për të marrë një përgjigje mbi mungesën. Përfaqësuesit e saj mohuan të kenë ndonjë përgjegjësi. “Çdo gjë është në afat. Nuk kemi dijeni për ndonjë problem në shpërndarje,” deklaroi zyrtarisht INCOMED.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka dhënë një qëndrim publik për këtë situatë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të përdoruesve dhe stafit shëndetësor./Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME