Categories Lajme

Mungon prej 6 muajsh në parlament, Ahmetaj humbet mandatin, ja kush pritet ta zëvendesojë

Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, pas mungesës prej 6 muajsh në Parlament, humbet mandatin e tij më 6 janar. Tashmë në kërkim lidhur me dosjen e incineratorit, sipas kushtetutës, një tjetër përfaqësues do të radhitet krahë socialistëve, e në listën e tyre renditet emri i drejtoreshës së Kadastrës, Dallëndyshe Bici dhe juristi Plarent Ndreca. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, do të nisë sesionin me një emër të ri në Kuvend, pasi 6 janari është shënon dhe afatin që Arben Ahmetaj mund të mbajë mandatin si deputet.

Tashmë në kërkim lidhur me dosjen e incineratorit, prezenca e ish-numrit dy të qeverisë në parlament ka qenë më datën 6 korrik. Sipas kushtetutës, mandati i një ligjvënësi hiqet në momentin që ai mungon pa arsye për 6 muaj, e sipas rregullave, një tjetër përfaqësues do të radhitet krahë socialistëve, në mungesë të Ahmetajt.

Teksa Ahmetaj përfaqësonte qarkun e Tiranës, në listën e Partisë Socialiste pas tij, renditet Dallëndyshe Bici. Burime nga Partia Socialiste, bëjnë me dije se marrja e mandatit nga Bici është në pikëpyetje, pasi kësaj të fundit iu besua drejtimi i Kadastrës nga Kryeministri Edi Rama, disa muaj më parë.

Në listë pas Dallëndyshe Bicit, emri tjetër i mazhoritarëve është Plarent Ndreca, i cili në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, arriti të marrë 4008 vota. Sesioni i ri parlamentar për vitin 2024, pritet të nisë më 15 janar. Por tensionet e lëna në sesionin e fundit do të jenë përsëri të pranishme, pasi opozita ka nisur dhe të ashtuquajturën mosbindje civile. Një aksion opozitar i cili nuk lejon asnjë mbajte normale të seancave plenare, apo punime të komisioneve pa përmbushjen e kërkesave të tyre, të cilat sipas pretendimeve janë rrëzuar me urdhër të kryeministrit Rama dhe të kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME