Categories Lajme

Mushkonjat “pushtojnë” Sarandën, problem i madh për turizmin

Në Sarandë për disa netë me radhë ka vijuar spërkatja e parqeve, lulishteve, vendqëndrimeve të mbeturinave dhe mjediseve të tjera publike kundër insekteve.

Qëllimi kryesor janë mushkonjat që e kanë shqetësuar seriozisht zonën e plazhit përgjatë 2 muajve të fundit, por specialistët thonë se spërkatja që duhej të ishte kryer që në prill do të parandalojë rrezikun edhe prej insekteve të tjera parazitare për bimësinë dekorative. Nënkryetari i bashkisë njëherazi agronom Ramis Husi tha se spërkatja është e parrezikshme për popullsinë.

Saranda, Ksamili dhe gjithë vija bregdetare janë përballur edhe më parë me fenomenin shtetësues për pushuesit. Përveç lagështisë ndotja duket se e ka favorizuar praninë e mushkonjave.Pak vite më parë rreth 600 palma u rrezikuan në Sarandë nga buburreci i kuq.Saranda ka humbur mjaft hapësira të gjelbra gjatë tri dekadave të fundit. Qyteti ka vetëm 0,5 metra katrorë sipërfaqe të gjelbër për frymë, ose rreth 20 herë më pak se standardi i pranuar./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u larë, I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. 15-vjeçari Fatjon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar në plazhin e Velipojës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kolonjë/ Humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të trupave të drurit

Një 36-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në zonën e fshatit Kurtesh…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 20-vjeçarit Pavlin Preka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku Aleksander…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mat\ Ishte duke u stërvitur, 33-vjeçari dyshohet se ra nga shkëmbi dhe u mbyt në lumë

Një 33 vjeçar është mbytur në afërsi të urës së Vashës në Klos. Ngjarja e…

LEXO ME SHUME