Categories Lajme

Musk: Nëse gjashtë miliardë dollarë do të zgjidhin urinë në botë, unë do t’i shes aksionet e Teslas!

Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, i ka reaguar Programit për Ushqim në kuadër të Kombeve të Bashkuara (WFP), duke thënë se nëse 6 miliardë dollarë e zgjidhin problemin e urisë në botë, ai do t’i shesë të gjitha aksionet e kompanisë.

Përmes Twitterit, Musk ka kërkuar shpjegim të hapur edhe për publikun që të tregohen se si shpenzohen paratë.

“Nëse WFP-ja mund të përshkruajë këtë temë në Twitter saktësisht se si gjashtë miliardë dollarë do të zgjidhin urinë në botë, unë do të shes aksionet e Teslas tani dhe do ta bëj.

Por duhet të jetë kontabilitet me burim të hapur, në mënyrë që publiku të shohë saktësisht se si shpenzohen paratë”, ka shkruar Musk në Twitter.

Drejtori i WFP-së katër ditë më herët kishte thënë se “një grup i vogël i multimiliarderëve mund të zgjidhë çështjen e urisë në botë me vetëm një përqindje të vogël të pasurisë”, duke marrë shembullin se si njëri nga ta mund të ishte Elon Musk, i cili ka një pasuri rreth 290 miliardë dollarë. 2 përqindëshi i pasurisë së Musk i bie të ishte 6 miliardë dollarë, që sipas WFP-së, ishte e mjaftueshme për të zgjidhur problemin e urisë në botë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME