Categories Lajme

Mutacioni që s’kapet nga tamponi, mjeku në Francë: Janë zbuluar tetë raste, ja simptomat

Autoritetet franceze kanë ngritur alarmin për identifikimin e një varianti të ri të koronavirusit në një rajon të Francës, që nuk mund të zbulohet nga testet standarde PCR.

Anestezisti shqiptar në Francë, Teni Kamberi në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, u shpreh se janë zbuluar tetë persona të prekur nga ky version, por siç theksoi ai, nuk paraqet simptoma më të rënda se të tjerët.

“Në një spital janë bërë testime të 79 personave të infektuar nga ky Covid-i dhe 8 prej tyre janë diagnostikuar me një variant që nuk është detektuar asnjëherë deri më tani. Me një test të thjeshtë PCR, nuk po bëhet diagnostikimi i këtij virusi.

Duhej një mënyrë më invazive ose përmes testit antigjenik dhe deri më tani nuk është konstatuar ndonjë rast i rëndë se rastet e tjera. Kjo është më pak shqetësuese.“, u shpreh ai.

Më tej, Kamberi shtoi se të infektuarit nuk kanë simptoma të tjera nga ata që janë prekur nga variantet e tjera. “Në fakt këta pacientë kanë patur të njëjtat simptoma si të tjerët.

Dyshimi është rritur sepse testi i parë ka dal negativ dhe pastaj janë bërë kërkime më të thella. Këtu janë dy mundësi.

Njëra është pozitive që domethënë jemi optimistë se nga kalimi nga sfera e hundës dhe gojës ka kaluar shumë shpejt në mushkëri, aftësia kontaminuese e pacientëve zvogëlohet. Nëse e kemi virusin akoma në sferën e hundës dhe gojës, kontaminimi është më i pakët.

Kjo është gjëja pozitive, gjëja më pak optimiste është se ky variant ka bërë një ndryshim i cili do të jetë i vështirë të kapet.”, tha më tej Kamberi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME