Categories Lajme

Muzika në zi/ Ndërron jetë në moshën 72- vjeçare këngëtari i njohur

Këngëtari i njohur spanjoll Camilo Sesto ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje në Madrid. Lajmin e hidhur e konfirmoi menaxheri i tij Eduardo Guervos.

Legjenda e muzikës vdiq në moshën 72- vjeçare nga një arrest kardiak. Guervos tha për televizionin shtetëror spanjoll se të shtunën Camilo Sesto u shtrua në spital pasi ndihej keq.

Të dashur miq, ne me shumë keqardhje ju informojmë se artisti ynë i madh dhe i dashur Camilo Sesto sapo na ka lënë. Pusho në paqe”- shkruan në Twitter menaxheri Guervos.

E gjithë Spanja dhe bota që flet spanjisht dhe portugalisht do të vajtojnë humbjen e Camilo Sesto”– tha Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez në një shkrim në Twitter.

Camilo Sesto

Sipas CNN Espanol, Sesto shiti më shumë se 100 milion albume gjatë karrierës së tij,

Billboard e quajti atë “një nga zërat më ikonikë në popin latin të viteve ’70 dhe ’80”.

Sony Music Spain tha se do të zhvillohet një event sot në “Sociedad General de Autores y Editores” në Madrid për të gjithë ata që duan t’i thonë lamtumirë këngëtarit.

Albumi i Camilo Sesto

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME