Categories Showbiz

“Muzika shqiptare është vulgare”, Elton Deda: Kemi pak artistë të vërtetë

Muzikanti dhe kompozitori i njohur shqiptar Elton Deda ka folur gjerë e gjatë për muzikën shqiptare të ditëve të sotme. I ftuar në emisionin “Provokacija” ai është shprehur se në Shqipëri ka shumë pak profesionistë dhe artistë që bëjnë muzikë të mirë. Gjithashtu ai ka shtuar se Shqipëria ka shumë talente por politikat dhe strategjitë nuk janë të duhurat dhe nuk lejojnë që të muzika të zhvillohet dhe të shkojë më tej.

Deda tregon se problemi qëndron se sot po prodhohet një muzikë me stil të njëjtë, vulgare, tekst të njëjtë, si turke e përzier me ottoman dhe kjo nuk është e mirë nëse do të shohim civilizimin perëndimor. I pyetur se sa artistë me A të madhe kemi në Shqipëri ai është përgjigjur:“Mendoj që kemi pasur shumë dhe nga viti në vit fillojnë e pakësohen. Pjesa më e madhe e asaj që prodhohet nuk bën.

Në çdo klub që shkojnë serviret e njëjta muzikë. Duhet ndryshuar mentaliteti, ka gjëra të reja në këtë botë, ka gjëra shumë të bukura, nuk është vetëm një model. Kemi gjetur model të keq, këngët që dëgjojmë në radio kanë të njëjtin beet, të njëjtin tekst, të njëjtën muzikë, si turke e përzier me ottoman dhe kjo nuk është e mirë nëse do shohim civilizimin perëndimor”, është shprehur Deda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME