Koronavirusi ka frymëzuar këngë të të gjitha zhanreve, që po përhapen me shpejtësi në platforma video ose streaming dhe me tituj pak a shumë të goditur.
Muzikantja domenikane, Yofrangel, ka grumbulluar më shumë se 2,8 milion shikime në Youtube me “Coronavirus”, klip i postuar në 9 shkurt.
Këngëtarja, e shtrirë në shtratin e një ambulance fillon të kollitet me një ritëm latin, para se të intonojë në spanjisht “Watch out, here is the coronavirus” (Bëni kujdes, këtu ka ardhur koronavirusi).
Në platformat streaming, nuk mungojnë as artistët e njohur, si Sean Paul me “Temperatura”, Katy Perry me “Hot N cold” (Me temperaturë dhe i ftohur) apo Coldplay me “Don’t panic”(Pa panik)./ /ervo/ a.jor.ATSH
