Dje me datë 14.11.2019, myftiu i Vlorës Bilal Bodlli bashkë me dy Imamët e xhamiave të qytetit, Mirandi Shehaj dhe Leonard Çela, zhvilluan një vizitë kortezie në myftininë e Sarandës, Delvinës dhe Gjirokastrës, ku u pritën nga myftinjtë përkatës të këtyre qyteteve.
Ky takim pati si qëllim njohjen nga afër me myftinitë dhe aktivitetet të cilat zhvillohen në këto myftini.
Në këtë takim pati diskutime për mundësi zhvillimi të aktiviteteve të përbashkëta midis myftinive përkatëse, të cilat shpresojmë të realizohen në një të ardhme të afërt.
Falenderojmë myftinjët për mikëpritjen e tyre.
Allahun ua shpërbleftë.

