Categories Lajme

“Na gjeti hataja”, përfshihet nga flakët stalla e bagëtive në Fier, pronarët: Kërkojmë ndihmë nga shteti

Zjarr në një stallë në lagjen Sheq i Madh në Fier. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se stalla ku ndodheshin bagëtitë, lopë e pula ka marrë flakë paraditen e sotme duke shkaktuar dëme të mëdha materiale për familjen fermerë Martini. Një lopë, shumë pula dhe 1000 dengje bari janë djegur nga flakët e zjarrit ndërkohë që janë rrezikuar dhe bagëtitë e tjera. E zonja e shtëpisë, Sadije Martini dhe vajza Marsela që prej disa orësh luftuan me flakët për të shpëtuar bagëtitë shprehen se kërkojnë ndihmë nga shteti pasi kjo është hera e dytë që digjen.

“Na gjeti hataja. Jetojmë me lopët përditë. Me fëmijë e me burrë. Dëme të mëdha. 1000 balla jonxhe, qen, mace, pula, zogj, më the e të thashë. 7 muaj kam që u dogja e u përvëlova. Mu dogjën 7 lopë brenda”, thotë Sadija.

Banesa e tyre ndodhet pranë hambarit por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz pasi nuk ka pasur njeri në shtëpi kur kanë rënë flakët. Ato kanë pësuar disa lëndime të lehta. Në vend ka shkuar edhe policia që po heton për rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME