Categories Lajme

“Na jep 3 mijë euro, që të mos…” / Shantazh nga Instagrami një të riu, arrestohen tre persona

Tre persona janë vënë në prangat e policisë për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Këta tre kanë shantazhonin shtetasin E.K se do t’I bënin publike lidhjen nëse nuk u jepte 3000 euro.

Shtetasi E.K bëri padi në prokurorinë e Elbasanit, ku i është dhënë autorizim për dorëzimin e parave, në mënyrë kapjen e tyre në flagrancë.

Pas marrjes së shumës, shtetasi H.P me “Taxi”-në e tij ka udhëtuar drejt Tiranës, ku edhe është bërë arrestimi i tij dhe dy personave të tjerë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr.1442 datë 11.10.2022 për veprën penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të parashikuar nga nenet 109/b i Kodit Penal në bazë të kallëzimit të shtetasit E.K. 

Ky shtetas shantazhohej nëpërmjet platformës Instagram për t’i bërë publike lidhjen intime. Autorët kërkonin 3000 euro për të mos bërë publike lidhjen intime.

Nga ana e organit të prokurorisë është dhënë autorizim për kryerjen e veprimit simulues të dorëzimit të parave.

Në datë 11.10.2022 rreth orës 10:45 pranë “Rita Park” është realizuar takimi midis viktimës E. K., dhe H.P, ku viktima i ka dorëzuar 3000 Euro shtetasit H.P. Ky person ka ardhur me mjetin e tij Taxi me targa EL 6…A. Ky veprim është dokumentuar edhe me raportet e shërbimit nga Seksioni Operacional i DVP Elbasan.

Nga ana e prokurorit të çështjes është vendosur në përgjim numri telefonik si dhe numrat e tjerë të cilat rezultuan në dinamikë.

Pas dorëzimit taksi është nisur për në Tiranë, e ndjekur nga forcat e policisë, dhe pasi ka pikasur policinë ka ndërruar rrugë. Më pas është bërë nga policia gjyqësore arrestimi i shtetasve H.P., S.H. dhe Xh.Gj, dhe në gjendje të lirë është ndjekur shtetasja nën hetim A.H.

Hetimi për këtë procedim penal është ndjekur në bashkëpunim shërbimet e policisë gjyqësore në DVP Elbasan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME