Categories Lajme

“Na qëlluan dhe para dy ditësh”/ Flet vëllai i gruas që u plagos në Lushnjë: Isha në gjyq sot, na dolën para dhe…!

Vëllai i Bajame Seneja, e cila mbeti e plagosur pak më parë nga të shtënat me armë në Lushnje, Afrim Hasalla ka thënë se ngjarja ka ndodhur për një çështje pronësie.

Ai shpjegoi se sot ishin në gjyq, dhe pasi mbaroi gjyqi po ktheheshin për në shtëpi. Hasalla tregoi se personat qëlluan me armë në drejtim të makinës ku po udhëtonte e motra me nipin, që ndodheshin pas tyre.

“Policia nuk ka marrë masa. Shaip Hasalla me djemtë para dy vitesh na kanë qëlluar me armë. Edhe sot na kanë qëlluar me armë. Ishim në gjyq sot, për punë toke. Mbaruam gjyqin u nisëm për në shtëpi dhe na bënë pritë. Ishim bashkë me avokatin nga Tirana.

E gjitha ndodhi pas gjyqit. Unë kam qenë me avokatin. Nipi ishte pas nga mbrapa me motrën dhe qëlluan makinën ku ishte nipi. E gjitha ndodh për 2 hektarë tokë, sot ky zotëria do ta marrë”, tha Afrim Hasalla

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME