Categories Lajme

FOTO\ Promovohet Libri “Të Rënët”, Kushtuar Punonjësve Të Policisë Të Rënë Në Krye Të Detyrës

Libri “Të rënët”, kushtuar punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës, një formë përjetësimi i sakrificës së ish-kolegëve që humbën jetën në luftë kundër krimit dhe në mbrojtje të jetës së qytetarëve.

Akti sublim i Dëshmorëve të Policisë, të rënë në krye dhe për shkak të detyrës, nga radhët e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit Zjarrfikës, është përshkruar në 2 volume të librit “Të rënët”, më bashkautorë ish-drejtuesit e Policisë Bajram Ibraj dhe Hilë Lushaku.

Në ceremoninë e organizuar për promovimin e këtij libri, e cila u zhvillua në Muzeun Historik Kombëtar, morën pjesë Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Sokol Bizhga, ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe familjarë të ish-punonjësve të Policisë që kanë rënë në krye dhe për shkak të detyrës.

Autorët Hilë Lushaku dhe Bajram Ibraj, gjatë fjalëve të tyre, kanë falënderuar të pranishmit, për pjesëmarrjen dhe për vlerësimet për librin e tyre. Ibraj dhe Lushaku janë shprehur se nëpër faqet e librit “Të rënët”, është shkruar historia e vërtetë, si dhe janë përshkruar aktet sublime dhe sakrificat e mijëra djemve dhe vajzave, burrave dhe grave të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit Zjarrfikës. Pa kontributin e tyre sublim, nuk do të kishim një shtet nën sundimin e ligjit dhe as rend dhe siguri për qytetarët dhe komunitetin.

Libri është një pasaportë përjetësie dhe krenarie, si dhe një formë ngushëllimi për familjarët e të rënëve, të cilët sot ndihen edhe më shumë krenarë për veprën e të afërmve të tyre.

Promovimin e librit e ka përshëndetur ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili gjatë fjalës së tij e vlerësoi iniciativën për botimin e këtij libri, që është i pari në llojin e tij. Lleshaj e ka konsideruar librin si progres për Policinë e Shtetit dhe si një materializim të detyrës së shenjtë që kanë punonjësit e kësaj organizate.

Në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga iu ka përcjellë autorëve të librit, urimet e rastit, si dhe mbështetjen për iniciativa të tilla që e ngrenë lart imazhin e organizatës së Policisë së Shtetit, e cila nuk e harron veprën e përjetshme të punonjësve që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Z. Bizhga është shprehur se Policia e Shtetit ka treguar gjithmonë vëmendje të veçantë për familjarët e Dëshmorëve të Policisë, të cilët me veprën e tyre janë bërë pjesë e historisë së kombit shqiptar.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME