Categories Lajme

‘Na trishtove Ndoc’, gazetarja postim prekës për specialistin e pyjeve, publikon shënimin e tij: Gate Zot jetën tuej

Gazetarja Beti Njuma, ka reaguar në lidhje me incidentin e rëndë të ditës së djeshme, që ndodhi më malin e  Munellës ku humbi jetën specialisti i turizmit Ndoc Mulaj.

“Do kujtojmë me mall guidat e tua, batutat dhe dijen që e ndaje pa kursim me ne. E kam të vështirë të gjej fjalët sepse pasioni ynë për aventurën malore me ikjen tënde kaq të parakohshme e kaq tragjike nuk do të jetë më si më parë”, shkruan ndër të tjera Njuma.

Kujtojmë se Mulaj ishte i shoqëruar nga gazetari Alfred Lela, Ilir Shyti inxhinier pyjesh, operatori Gisel Dollani dhe Dorien Malaj, dhe po lëviznin në këmbë në masivin pyjor të Munellës në Pukë për të bërë disa xhirime për në televizion.

Ndoc Mulaj dhe Ilir Shyti u rrëzuan në humnerë dhe pas disa orësh kërkimesh u gjetën por me plagë të shumta në trup. Specialisti i pyjeve ndërroi jetë në spital, kurse inxhinieri i pyjeve Ilir Shyti ndodhet në gjendje të rëndë.

Zona ku ndodhi ngjarja është mjaft e thellë, dhe policisë i është dashur shumë kohë për ti lokalizuar dhe më pas për ti transportuar.

Më poshtë, shënimi i plotë i Beti Njumës:

Na trishtove Ndoc! Nuk kam fjalë të përshkruaj dhimbjen. Komuniteti i alpinistëve, i guidave malore, i njohësve të pyjeve humbën sot një aset! Zoti e naltoftë shpirtin tënd ndër maja e i dhëntë ngushëllim familjes. Do kujtojmë me mall guidat e tua, batutat dhe dijen që e ndaje pa kursim me ne. E kam të vështirë të gjej fjalët sepse pasioni ynë për aventurën malore me ikjen tënde kaq të parakohshme e kaq tragjike nuk do të jetë më si më parë.

Më poshtë po ndaj shënimin tënd për një nga kalimet më të bukura që kemi bërë me ty guidë, Curraj i Epërm-Theth

“Kemi patur disa gazetarë ambasador me origjinë nga alpet, por edhe deputet, ndonjë minister, sa për bè edhe një president-kryeminister etj, dhe kurrë nuk u bënë ambasador të vendlindjes së tyre. Të vendit më të bukur dhe më të pasur në Europë nga nëntoka e mbitoka dhe fatkeqësisht sot me varfërinë më të madhe në këtë kontinent. Por jo të gjithë i kanë braktisur alpet sepse jemi ne bjeshkatarët, dhe bashkë me ne edhe këta dy miqt gazetarë, me të cilët shtegtuam për në Curraj Epër, nëpër Shtegun e Eposit të Kreshnikëve.

Këta pra janë ambasadorët e vertetë të Alpeve Shqiptare, dhe të turizmit malor nëpër të  gjithë Shqipërinë. Falemnderit Beti Njuma e Alfred Lela që ishit përsëri miq në Nikaj Merturi.

Falemnderit që vazhdoni të jeni në çdo shteg të ri turistik me ne, që ngjisni çdo mal e maje të këtij vendi, që jeni kaq të thjeshtë, të palodhur, të pafjalë e të papretendime gjatë shtegtimit, që dhuroni kaq shumë pozitivitet te grupi në çdo moment e sidomos ku ka vështërsi, dhe ajo çka është më kryesorja, që jeni bërë përçuesit më të mirë, të mrekullive natyrore, traditave shekullore, zakoneve, dokeve e mikpritjes shqiptare. Gate Zot jetën tuej”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME