Categories Lajme

Nafta në rënie të lirë, në Nju Jork një fuçi arriti thuajse zero dollarë

Nafta në Shtetet e Bashkuara ra thuajse në zero dollarë për fuçi në indeksin e Nju Jorkut apo nën 9 dollarë për fuqi në atë të Teksasit. Problemi kryesor është mbingopja e tregut dhe kërkesa e ulët për arin e zi. Edhe reduktimit i prodhimit në fillim të muajit nga OPEC-u dhe aleatët e tij nuk po jep rezultat.  

Çmimi i naftës në Shtetet e Bashkuara arriti nivelin më të ulët, për shkak të reduktimit të kërkesës dhe tejmbushjes së rezervave. Një fuçi naftë në bursën e Texasit, treguesi kryesor i çmimit për ShBA-në ra nën 9 dollarë, një rënie prej gati 50 për qind. Ndërsa në Indeksin NYMEX të Nju Jorkut një fuçi naftë ra thuajse në zero dollarë e maksimumi të hënën u shit për 1.43 dollarë.

Nafta Brent – standardi i përdorur nga Euvropa dhe pjesa tjetër e botës, ra po ashtu me 2.6%, duke arritur një çmim prej 27.35 dollarë për fuçi.

Tregu i natës është vendosur nën presion të fortë gjatë pandemisë së koronavirusit, sidomos për shkak të rënies së kërkesës. Magazinuesit e karburantit janë në vështirësi nga tepria e madhe e naftës gjë që e dobësoi më shumë çmimin. Industria është duke u ndeshur gjithashtu me kërkesën e ngadaltë dhe luftën midis prodhuesve për uljen e prodhimit.

Në fillim të këtij muaji, anëtarët e Opec-ut dhe aleatët e saj ranë dakord për një marrëveshje për të zvogëluar prodhimin global me rreth 10%. Por disa analistë thanë se reduktimet nuk është aq i madh sa të japë ndryshime në tregje.

Si në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera, prodhuesit kanë reduktuar prodhimin ditor, por kjo masë është fare e papërfillshme pasi nëpër botë ka më shumë naftë në qarkullim sesa ka nevojë për përdorim.

Presioni i presidentit Donald Trump për të rindezur motorët e ekonomisë lidhet ndër të tjera edhe me çmimin e naftës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME