289 raste të reja infektimesh dhe 4 viktima. Ky është bilanci i Covid-19 për vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Sipas asaj që informon Ministria e Shëndetësisë, nga 1402 testime në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 289 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një i ri 37 vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52 vjeçare nga Mirdita, një 81 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Fier. Ndërkohë anë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar në 9957 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja sipas bashkive:
113 raste në Tiranë, 34 raste në Fier, 23 raste në Durrës, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër, Elbasan, 10 raste në Krujë, 9 raste në Lezhë, 6 raste në Berat, 5 raste në Kurbin, Pogradec, Dibër, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Patos, 2 raste në Kavajë, Lushnje, Malësi e Madhe, Klos, 1 rast në Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Tepelenë, Peqin.
SITUATA NË SPITALET COVID Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (16 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 289 Të shëruar ne 24 orë 93 Humbje jete në 24 orë 4 Testime ditore 1402 Testime totale 104,804 Raste pozitive 16501 Raste të shëruara 9957 Raste Aktive 6101 Humbje jete 443
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3001, Durrës 648, Shkodër 450, Fier 364, Korçë 342, Lezhë 311, Elbasan 265, Vlorë 224, Berat 182, Kukës 165, Dibër 84, Gjirokastër 65.
