Categories Kuriozitete

NASA gjen sheqer në meteorë

Meteorët që u rrëzuan në Tokë miliarda vjet përmbajnë sheqerna, sipas studiuesve. Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh gjeti sheqerna në meteor, të cilët përmbajnë gjithashtu përbërës të tjerë biologjikisht të rëndësishëm, tha NASA në një njoftim për shtyp. Asteroidet, objektet shkëmbore afër Tokës, të cilat orbitojnë diellin, janë “organet mëmë” të shumicës së meteorëve. Dhe teoria sugjeron se reagimet kimike brenda asteroideve mund të krijojnë disa nga elementët thelbësorë për jetën.

Në një studim të botuar të hënën në Proceedings of the National Academy of Sciences, u tha se u morën në analizë tre meteorë, përfshirë një që zbriti në Australi në 1969 dhe daton miliarda vjet më parë. Studiuesit përdorën një metodë të ndryshme ekstraktimi nga herët e tjera duke përdorur acid klorhidrik dhe ujë.

Ata gjetën sheqerna si arabinoza dhe xylose, por gjetja më domethënëse ishte riboza, e cila luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në biologjinë njerëzore. Riboza ekziston në molekulat tona të ARN (acid ribonukleik) dhe jep mesazhe nga ADN-ja jonë për të ndihmuar në ndërtimin e proteinave për trupin.

“ Është e jashtëzakonshme që një molekulë e brishtë sa riboza zbulohet në një material kaq të lashtë,”-tha Jason Dworkin nga NASA, bashkëautor në studim.Zbulimi i ribozës gjithashtu sugjeron që ARN-ja evoluoi para ADN-së, duke u dhënë shkencëtarëve një pamje më të qartë se si mund të jetë formuar jeta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME