Categories Showbiz

Nata e ndërrimit të viteve, Marina dhe Getoari i nxjerrin “të palarat” njëri-tjetrit

Në këtë natë të ndërrimit të viteve, “Klanifornia” ofron një superspektalën për publikun e Televizionit Klan. Në mesin e të ftuarve të shumtë specialë, ishte edhe reperi Getoar Selimi. Bashkëshorti i prezantueses aq të dashur për publikun, bukuroshes Marina Vjollca, nuk i shpëtoi pyetjeve të saj. Mes të qeshurave dhe humorit, Vjollca e Selimi zbuluan detaje interesante për njëri-tjetrin, por jo vetëm kaq…

Marina Vjollca: T’i bëjmë një pyetësor Getit? E nisim më pyetjen e parë, sa më të sinqerta të lutem shumë se dënimi është shumë i fortë. Cila pjesë e trupit të pëlqen më shumë nga unë?

Getoar Selimi: (Qesh) Barku.

Marina Vjollca: Vërtetë barku? Se nuk të kam pyetur ndonjëherë.

Getoar Selimi: Po po barku.

Marina Vjollca: Ok, shi si qeshin çunat… Të pëlqejnë gatimet e mia?

Getoar Selimi: E te gatimet… Në fillim nuk ka pas qenë shumë mirë, tani është mësuar nga unë… mirë është.

Marina Vjollca: Për kuriozitetin tuaj, Geti është një kuzhinier i shkëlqyer.

Marina Vjollca: Cila mendon se është gjëja më e keqe që kam gatuar unë?

Getoar Selimi: Po ti nuk është se gatuan shumë faktikisht. Kjo më shumë bën asistenten, më shumë bën prerjet, larjet, ato i bën shkëlqyeshëm. Në lavastovilje po…

Marina Vjollca: Cili është ushqimi që unë nuk e fus në gojë, nga duart e tua të arta?

Getoar Selimi: Suxhukun nuk e ka qejf Marina. Kur jemi në Shqipëri, sepse në Kosovë nuk e ka problem. E ka sipas vendit bëhet Kuvendi, i përshtatet vendit.

Marina Vjollca: Cili është defekti im? Flit po deshe…

Getoar Selimi: Nuk po filloj se zgjatet emisioni.

Marina Vjollca: Shumë mirë, të flasësh për defektet e tua.

Marina Vjollca: Pse ti nuk qesh asnjëherë në ekran?

Getoar Selimi: 3 arsye. 1, s’kam pse qesh kot. 2, është se edhe po qesha nuk më shihet shumë goja, ti e di nga mustaqet e mjekra dhe 3, nuk është e vërtetë sepse deri tani qesha.

Marina Vjollca: Nëse nuk do të ishe këngëtar, çfarë do të ishe?

Getoar Selimi: Kasap ose kuzhinier.

Marina Vjollca: Partnerja jote, gjëja më e mirë që të jep është?

Getoar Selimi: Zemra.

Marina Vjollca: Cili është vendi më i çuditshëm ku një fans të është afruar? I di disa raste unë…

Getoar Selimi: Kam shumë raste, por më e bukura është që nuk di sesi ta demonstroj. Isha njëherë në tualet të aeroportit, te WC-ja e meshkujve. Ishim renditur si te WC-ja e meshkujve dhe po bëja të punën që duhet të bëja. Edhe ishte njëri afër meje, sepse edhe aeroplani me shqiptarë. Vëllai tha, ta bëjmë një foto? Iu ktheva i thashë, ta bëjmë kështu si jemi, apo si?

Marina Vjollca: Kur të ka vënë ndonjëherë në siklet partnerja jote?

Getoar Selimi: Gjithmonë.

Marina Vjollca: Gjithmonë unë ty?

Getoar Selimi: Marina është një njeri që harron shumë edhe nuk di të gënjejë.

Marina Vjollca: E kam një të mirë, nuk di të gënjej.

Getoar Selimi: Unë ndonjëherë gënjej edhe për të. Ndodh shumë shpesh që ti i tregon diçka dikujt, edhe kjo thotë: jo më se nuk është ashtu. Po ju tregoj një rast. Ne ishim me disa miqtë tanë, edhe pikërisht me ata miq kishim qenë në Mynih…

Marina Vjollca: Jo, kjo është që më nxjerr mua keq, mos ta themi këtë. Unë mendova që doje të tregoje ndonjë gjë tjetër, s’ka gjë.

Getoar Selimi: Ta them apo jo?

Marina Vjollca: Po se do më nxjerrësh….

Getoar Selimi: Ok lëre, nuk guxoj…

Marina Vjollca: E kuptoni, ka grua këtu!

Marina Vjollca: Për çfarë të kritikon partnerja jote më shumë?

Getoar Selimi: Edhe këtu për gjithçka.

Marina Vjollca: Pse mo?

Getoar Selimi: Fliti këtij rojes, ngija dorën atij

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME