Categories Lajme

NATO bazë ajrore moderne në Kuçovë/ Stoltenberg: Investim domethënës për të gjithë aleatët

Investimi i NATO-s në bazën ajrore të Kuçovës është një investim domethënës.

Kështu deklaroi sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, i cili vizitoi sot Selinë e NATO-s në Bruksel në cilësinë e Kryetarit të OSBE-së.

“Kemi vendosur ta bëjmë këtë investim dhe po nxisim që kjo të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ky është një investim për përmirësimin e bazës ajrore, të pistës, karburantet gjithashtu. Kjo bazë ajrore mund të jetë qendër e veprimtarive shumë të rëndësishme, siç është policimi nga ajri, trajnimi që do të vijë nga kjo bazë e modernizuar në Shqipëri. Pra, është mirë jo vetëm për vendin, por për të gjithë aleatët e NATO-s”, – tha Stoltenberg.

Sekretari Stoltenberg u shpreh se “nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është anëtarësuar në 2009-ën, që ishte mirë për Shqipërinë dhe mirë për NATO-n. Shqipëria dhe NATO kanë punuar mjaft ngushtë së bashku. Kjo është e rëndësishme për sigurinë tonë të përbashkët, por gjithashtu është e rëndësishme për NATO-n që të investojë në infrastrukturë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME