Categories Kulture, Lajme

Nda.het nga jeta bashkëshorti i Vaçe Zelës

Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i këngëtares së madhe Vaçe Zela, është larguar nga jeta sot në orët e paradites në Tiranë. Lajmin e ka njoftuar për miqtë e saj në rrjetet sociale vajza e tyre Irma Rodiqi. Në këtë ditë të vrenjtur me sytë nga qielli, ajo e ka quajtur babain e saj nje yll që u shua. Ndërkohë., Një re në formë zemre është fotografia që shoqëron këtë lajmërim.  Këngëtarja e madhe Vaçe Zela ndërroi jetë 5 vjet më parë në Bazel të Zvicrës, ku ishte zhvendosur me familjen për t’u kuruar nga nje sëundje e rëndë. Pjetër Rodiqi është dashuruar me Vaçe Zelën qe në fillimet e karrierës së saj. ‘Më ka tërhequr inteligjenca dhe shpirti i saj artistik. Flisnim për letërsinë dhe këto pasione na lidhën që në rininë tonë ‘ është shprehur në intervistat për Yllin e këngës shqiptare Pjetër Rodiqi. Vajza e dy artistëve Vaçe Zela e Pjetër Rodiqi e ka përcjell lajmin e dhimbshëm të largimit nga jeta të babait  me këto fjalë…. ‘Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit.

Me pikëllim të thellë, sot kam barrën e rëndë t’ju njoftoj për largimin nga kjo jetë të babait tim të shtrenjtë, Pjetër Rodiqi. Zoti e dinte dashurinë e tij të pafund për atdheun e dashur, prandaj edhe ia mundësoi ta kalojë këtë sëmundje të rëndë në Shqipërinë e tij të shtrenjtë, që nuk ia zevëndësuan dot kurrë as bukuritë e Vjenës, ku pat lindur, e as të Bazelit, ku për hir të dashurisë e përkushtimit ndaj familjes kaloi 21 vite të jetës së tij.

Unë e quaj veten vajzën më me fat në botë, që pata e do të kem gjithmonë në zemrën e në shpirtin tim një baba fisnik e me virtyte të rralla si ai. Me dashuri e mirënjohje të pafund për gjithshka që babai im i shtrenjtë përfaqëson për mua e për këdo që ka patur fatin ta njohë.

Irma Rodiqi’

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME