Categories Showbiz

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare regjisori Kristaq Mitro

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare regjisori i njohur shqiptar, Kristaq Mitro.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur artisti i njohur, Mevlan Shanaj përmes një postimi në Facebook.

Ai thotë se kanë qenë miq së bashku që nga koha studentore deri në punën e tyre si pedagogë në Universitetin e Arteve. Shanaj i jep ngushëllimet familjes dhe të gjithë miqve të Mitros.

“Lamtumirë Kristaq Mitro, miqësi që nga koha studentore, në një klasë, në një dhomë, deri së fundi si mësimdhënës në Universiteti i Arteve, në degën e regjisë së filmit. Ike duke lënë në ekranin shqiptar si regjisor vepra me sukses të pakontestuara! Ngushëllime familjes dhe gjithë miqëve!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Kristaq Mitro ishte Artist i Merituar i popullit dhe një regjisor i zoti që gjithmonë ka përfaqësuar Shqipërinë në arena të ndryshme dhe sfida botërore.

Ai do të mbetet një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e filmit shqiptare.

Gjithashtu ka dhënë kontributin e tij si pedagogë ne Universiteti i Arteve ne Tirane në degën regji filmi dhe televizioni.

Filmat që ka realizuar Mitro:

Një djalë edhe një vajzë (1990)
Telefoni i një mëngjesi (1987)
Duaje emrin tënd (1984)
Apasionata (1983)
Njeriu i mirë (1982)
Në prag të lirisë (1981)
Liri a vdekje (1979)
Nusja dhe shtetrrethimi (1978)
Dimri i fundit (1976)
Tokë e përgjakur (1976)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME