Categories Lajme

Ndahet nga jeta nëntetari i FA-ve. Mesazhet prekëse të miqve. Peleshi: Lajmi i tmerrshëm

Është ndarë sot nga jeta para kohe nëntetari Erjon Naska, anëtar i Forcave të Armatosura. Mësohet se Naska humbi jetën teksa ishte në punë, ndërsa dyshohet se ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Të shumtë ishin komentet nga familjarët dhe miqtë e tij, të cilët prekin me mesazhet kushtuar nëntetarit.

“Na trishtove pa fund N/Tetar Erjon Naska. S’duam ta besojmë që ti s’je më pranë nesh, pranë togës së parë, pranë kompanisë së parë…Zemërluani i togës së parë, djali që nuk prishte kurrë qejf, djali që u jepte moral të gjithëve…më mungon pafund shoku im, miku im vëllai im…qofsh i xhenetit Zoti të pastë pranë vetes.”, shkruajnë miqtë e tij. për lajmin e hidhur ka reaguar edhe ministry i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Peleshi iu ka shprehur ngushëllimeve familjes së nënoficerit dhe kolegëve të tij.

“Tej mase i hidhëruar nga lajmi i tmerrshëm i ndarjes së papritur nga jeta të nëntetar Erjon Naska, pjesë e batalionit të dytë të këmbësorisë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së nënoficerit dhe kolegëve! U prehsh në paqe trim!”, shkruan Peleshi. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME