Categories Lajme

Ndahet nga jeta poeti Hamit Aliaj

Poeti Hamit Aliaj është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Luan Rama i cili përmes një postimi në Facebook shkruan “ike në heshtje, dhimbjen e more me vete, për të mbetur përjetësisht gjëmim mes malesh, dhe këngë ndër zemra! U prehsh në paqe e të ndrittë shpirti miku im.”

Hamit Aliaj lindi në fshatin Kasaj të Tropojës në vitin 1954. Ai është ndër poetët më të njohur, por edhe autori i shumë këngëve tropojane.

Postimi i Luan Ramës:

Ike në heshtje, dhimbjen e more me vete, për të mbetur përjetësisht gjëmim mes malesh, dhe këngë ndër zemra! U prehsh në paqe e të ndrittë shpirti miku im!” shkruan Luan Rama për poetin e njohur. Hamit Aliaj lindi në fshatin Kasaj të Tropojës në vitin 1954. Ai është ndër poetët më të njohur, por edhe autori i shumë këngëve tropojane. Jetëshkrimi: 1982-1995: mësues në Gjimnazin e Bajram Currit 1995-2001: drejtor i QKF, Bajram Curr 2001-2003: këshilltar i Jashtëm në Ministrinë e Kulturës, Tiranë 2003-2005: Drejtor i Agjensisë Qëndrore të Librit, Tiranë 2011- 2014: specialist në Komitetin Shtetëror për Kultet, Tiranë Puna kërkimore, letraro-artistike e shkencore Libra me poezi: 1974: Bjeshkët janë mbiemri im, Tiranë 1979: Epike ( me bashkëautor), Prishtinë 1986: E ruaj një fjalë për ty, Tiranë 1990: Lotin nuk ta fal, Tiranë 1997: Mungon viti Një, Tiranë 2006: Njëqind vjet e Martë, Tiranë 2012:

Ali Iber Nezaj (monografi), Tiranë 2017: E hëna e përtej botës 2021: N’Dardani bjen nje tupan Studime shkencore-letrare 1979: Epika legjendare shqiptare ( Arkivi i Fakultetit të Filologjise) 2009: Tri shenjtëri të mëdha ( në hyrje teëlibrit “Dervish Luzha nje yll drite” ) Shenim: Redaktor i mbi 30 librave artistik e studimor për kulturen e historinë. Titujt e këtyre librave janë të regjistruar në sistemin kompjuterik të Bibliotekes Kombëtare, Tiranë Skenare filmash dokumentare : 1981: Ylbere mbi Alpe Moj sharki e lehtë si era ( kushtuar Dervish Shaqes) 1997: Zambakët e munguar ( kushtuar shkrimtarit Sulejman Krasniqi në 60-vjetorin e lindjes ) 2000: Ylberi i Lirise ( kushtuar çlirimit të Kosovës ) 2000: Nga lufterat vijmë… ( realizuar në Kosove për RTSH ) 2002: Pranverat që ndalen rrugës 2008: Agu i Lirise ( realizuar në Kosovë me 17 shkurt 2008 diten e shpalljes së Pavarësisë) Janë nga i njejti autor edhe shumë dokumentare të tjerë, të cilët gjenden në Arkivin e TVSH-së. Publicistike: Autor i mbi 200 shkrimeve kryesisht në zhanrin e esesë, portretit letrar dhe reportazheve.

Keto shkrime janë te botuara në periodikun e kohës. Kenge: Autor i mbi 200 këngëve: Autor i të gjitha këngëve të Ansamblit Dardania në Festivalin e Gjirokastres 1988 dhe në atë të Beratit 1995.

Çmime në konkurset kombëtare e ndërkombëtare : 1973: Çmimin e parë për poezi në konkursin e letrareve të shkollave të mesme të Republikës 1973: Çmimi i tretë për liber poetik në konkursin e 30- vjetorit të Ushtrisë 1974: Çmim për liber poetik në konkursin e 40- vjetorit të Çlirimit 1977: Çmimi i parë në publicistikë në konkursin vjetor të gazetes ” Drita ” 1977: Çmimi i parë për dokumentarin e 20- vjetorit të Universitetit të Tiranës 1981: Çmimi i parë për dokumentarin ” Ylbere mbi Alpe ” ( me bashkëautor S.Bucpapaj ) 1982: Çmim i dytë në Konkursin Kombetar të 70- vjetorit të Pavarësisë, për librin poetik ” E ruaj një fjalë për ty” 1999: Çmim i parë në Festivalin e Gjirokastrës për tekstin e këngës ” Ani Rushe Rexha…” 2000: Çmim i parë në Festivalin e Këngës Qytetare Tiranë, për të njejtin tekst 17 dhjetor 2006: Çmim i parë i shoqeruar me ” Gold Coup ” ( Kupa e Artë ), për cikel me poezi në revisten ” Fatjon Art”, Detroid, SH.B.A 2017 : Libri “ E hëna e përtejbotës” shpallet libri më i mirë poetik i vitit nga Klubi letrar “ Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë Mirenjohje e tituj: 1983: dekoruar me medaljen ” Naim Frashëri” nga Kuvendi Popullor 1988: ” Urdhëri i punës i klasit të 3-të” nga Kuvendi Popullor 2002: titulli ” Krenaria e Qytetit”, B.Curr 2008: titulli ” Nder i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar” 2012: titulli “Mirënjohje” nga Komuna Margegaj, Tropojë 2014: titulli ”Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë 2019: titulli “ Qytetar Nderi” nga Bashkia Tropojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME