Categories Bota, Lajme

Ndahet nga jeta Yvette Lundy, legjenda e Rezistencës

4 nëntor /ATSH-AFP/ – Yvette Lundy, figurë legjendare e Rezistencës Franceze ndaj okupatorit nazist, e deportuar në kampin e Ravensbruckut, vdiq në moshën 103-vjeçare në Epernay, njoftuan autoritetet lokale.

“Ende dhe sot, ka momente të ditës kur mendoj për kampin… Ndodh shpeshherë  mbrëmjeve, para se të fle”, theksoi në 2017 Lundy. Më e vogla e një familjeje prej shtatë vëllezërish dhe motrash, Yvette Lundy ishte mësuese në Gionges, një fshat i njohur për prodhimin e shampanjës.

Ajo ishte pjesë e një rrjeti rezistence gjatë pushtimit të Francës nga Gjermania naziste që prodhonte dokumente të rreme për hebrenjtë ose për të burgosurit e luftës. Më 19 qershor 1944, Gestapo kishte ardhur për ta arrestuar gjatë orës së mësimit.

Pas kalimit në një burg francez dhe më pas në kampin e Neue Bremm pranë Sarrebruck, në jugperëndim të Gjermanisë, ajo u deportua më në fund në Ravensbruck./ /ec/ a.jor. Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME