Categories Lajme

Ndalohen nga po.licia 12 shoferë të gurores së Poliçanit, asnjë shpjegim për arsyet

Dymbëdhjetë shoferë të kamionëve të firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ ne fshatin Novaj janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Poliçan pas asnjë paralajmërim dhe pa u dhënë asnjë shpjegim.

Shoferët janë ndaluar që prej orës 12:00 të mesditës së sotme dhe aktualisht ndodhen brenda ambjenteve të Komisariatit të Policisë në Poliçan. Në momentin e ndalimit shoferët kanë qenë duke zbritur me kamionat të ngarkuar dhe të gjithë kanë qënë të pajisur me dikumentacionin përkatës.

Pa asnjë arsye, forcat e shumta të policisë, u kanë kërkuar shoferëve të fikin kamionët dhe pasi i kanë mbajtur disa orë në mal,i kanë shoqëruar në Policinë e Poliçanit.

foto galeri

Vetë drejtuesit e kamionëve dhe pranarët e firmave deklarojnë se ndalimi i tyre është në kundërshtim me ligjin pasi çdo biznes disponon dokumentacionin e plotë për të vijuar punën në rrasë e Novajt.

Sipas shoferëve, në ambjentet Policisë së Poliçanit askush nuk ju ka dhënë shpjegim për arsyen e ndalimit, ndërkohë që vazhdojnë të qëndrojnë prej disa orësh brenda ambjenteve të Kimisariatit të Policisë Poliçan, pa u pyetur nga askush. Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se në lidhje me arsyen e ndalimit të tyre, Drejtoria e Policisë së qarkut Berat nuk jep asnjë informacion.

Ngërçi mes policisë së Beratit dhe pronarëve të firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ vazhdon prej më shumë se një muaji,kur Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit hodhi poshtë VKM-në e qeverisë dhe u dha “OK” për fillimin e punës firmave të gurit. Që prej asaj dite,çdo ditë që kanë tentuar të fillojnë punën,firmat e nxjerrjes së gurit në rrasën e Novajt,janë përballur me forca të shumta policie,të cilët kanë bllokuar të gjitha rrugët që të çojnë në karrierat e gurit,duke bllokuar në këtë mënyrë jo vetëm aktivitetin e këtyre subjekteve por edhe makinat e rastit dhe turistët që kanë dashur të vizitojnë Kulmakun dhe Malin e Tomorrit. Aktualisht në të gjitha rrugët që çojnë drejt Malit të Tomorrit,duke fulluar që nga fshati Pronovik janë pozicionuar rreth 140 forca të policisë Berat Skrapar e Poliçan si dhe forca të ndërhyrjes së shpjetë Fier dhe forcat Shqiponja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME