Categories Lajme

Ndalohen tre persona për trafik të paligjshëm emigrantësh

Tre persona kanë rënë në p rangat e policisë së Korçës pasi a kuzohen për transport të emigrantëve të paligjshëm. Në kuadër të operacionit të koduar Perimetri është bërë i mundur ndalimi i shtetasve F. B., 23 vjeç dhe E. Sh., 37 vjeç, banues në Elbasan.

Policia ka kapur në rrugën dytësore Rëmbec, Maliq, shtetasit e mësipërm duke transportuar me mjetin tip “Nissan”, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu po nga këto struktura, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim L. Ll., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 10.02.2021, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë: Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

U kapën duke transportuar kundrejt shpërblimit 3 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.

Ndalohet edhe 1 shtetas tjetër i shpallur në kërkim, në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Policisë Rrugore dhe Forcat Speciale “Shqiponjat” në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve F. B., 23 vjeç dhe E. Sh., 37 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e policisë rrugore kanë kapur në rrugën dytësore Rëmbec, Maliq, shtetasit e mësipërm duke transportuar me mjetin tip “Nissan”, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu po nga këto struktura, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim L. Ll., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 10.02.2021, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME