Categories Lajme

Ndalohen tre të rinjtë, I premtonin BE-në emigrantëve të paligjshëm në këmbim të 1200 eurove

Policia po vijon ende operacionin “Perimetri”. Në pranga kanë rënë tre të rinj, të moshave, 17, 18 dhe 19 vjeç, pasi kundrejt pagesës kalonin në kufi plot 19 emigrantë të huaj. Madje, njëri prej të arrestuarve, sipas policisë, lëvizte pa leje drejtimi.

Arrestimi i tyre është bërë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht, në Pogradec.

Sipas policisë, këta shtetas merrnin 1200 euro shpërblim për person, me premtimin se emigrant do i kalonin në vendet e BE. Mësohet se shtetasi Mensur Bici, 18-vjeç banues në Durrës, ishte bashkëpunëtor me shtetasit Mateo Zhgjuni 19 vjeç dhe S. O., 17 vjeç.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë: Qarku Korçë,   Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.
G oditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kapën duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit k riminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve M. Zh., 19 vjeç, S. O., 17 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe M. B., 18 vjeç, banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë kanë kapur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht, Pogradec, mjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin M. Zh. dhe pasagjer shtetasin S. O., duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 1200 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga hetimet e kryera dyshohet se edhe shtetasi M. B. ishte bashkëpunëtor me dy shtetasit e lartpërmendur në këtë veprimtari të paligjshme, pasi kryente mbikëqyrjen e rrugës me mjetin tip “Range Rover”, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME